Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Aksident në Lezhë, makina përfundon në parking dhe përplaset me disa automjete
Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Lezhës, duke shkaktuar panik te banorët. Një automjet, për shkaqe ende të paqarta, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një parking, ku është përplasur me disa makina të tjera të parkuara. Ngjarja ka ndodhur shumë pranë një këndi lojrash për fëmijë, duke shtuar shqetësimin për pasojat e mundshme. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në aksidentin e pazakontë.