Aksident në Levan-Tepelenë, një i plagosur

Aksident në Levan-Tepelenë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në autostradën Levan – Tepelenë , në vendin e quajtur Kafaraj . Një automjet është përplasur me një motorr dhe si pasoje e përplasjes së fortë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit. Ai është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa burimet bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet dhe policia së bashku me grupin hetimor , të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit dhe disiplinimin e trafikut.