Aksident në Korçë, makina del nga rruga dhe përmbyset, tre të lënduarit dërgohen në spital

Aksident në Korçë, makina del nga rruga dhe përmbyset, tre të lënduarit dërgohen në spital

Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në afërsi të fshatit Bulgarec të Korçës. Tre persona kanë mbetur të lënduar pasi automjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Mësohet se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po kryen veprimet e mëtejshme me drejtuesin e mjetit. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv