Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Aksident në hyrje të Fushë- Arrëzit/ Një automjet përmbyset në mes të rrugës, plagoset drejtuesi 18-vjeç
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje te Fushë Arrëzit ku një automjet tip “Audi” është përmbysur në mes të rrugës. Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i mjetit, 18 vjeçari M. Fusha, i cili është dërguar në spitalin e Pukës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.