Aksident në Gjirokastër, 5 të plagosur (FOTO)
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të kthesës së Shtëpëzit, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes së fortë, pesë persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në urgjencën e Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër, ku po marrin ndihmën mjekësore. Shkak i aksidentit dyshohet se ishte lagështira në rrugë dhe shpejtësia.
Burimi:
argjiroja.net