Aksident në Gjirokastër, 4 të plagosur

Aksident në Gjirokastër, 4 të plagosur

POLICIA E SHTETIT Gjirokastër/Informacion paraprak Rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë” në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, janë përplasur automjeti me drejtuese shtetasen angleze, K. M., 40 vjeçe, dhe automjeti me drejtues shtetasin R. M., 63 vjeç, banues në Vlorë. Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit shtetasi R. M., dhe 3 pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Burimi: Argjiroja.net