Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksident në Fier–Vlorë, plagosen shoferi dhe dy turistë të huaj
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier–Vlorë, pranë fshatit Novoselë, ku një automjet tip Volkswagen, që shërbente si taksi, ka dalë nga rruga. Sipas informacioneve paraprake, mjeti drejtohej nga shtetasi P. K., ndërsa në të ndodheshin edhe dy pasagjerë britanikë. Të tre personat kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës. Fatmirësisht, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.