Aksident në Fier, makina përplaset me mjetin bujqësor, plagosen tre persona

Aksident në Fier, makina përplaset me mjetin bujqësor, plagosen tre persona

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim. Një automjet është përplasur me një mjet bujqësor tip zetor dhe si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur të lënduar tre persona. Ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit në fjalë. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv