Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident në Fier, lëndohen tre persona të mitur, dërgohen në spital
Një aksident ka ndodhur në Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në aksin rrugor “Fier-Ballsh”, në fshatin Plug. Një shtetas 15 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit i cili ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar dy pasagjerët 13 vjeç dhe 14 vjeç, si dhe vet drejtuesi i mjetit, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.