Aksident në dalje të Tiranës, qindra makina në pritje, lëvizja drejt Durrësit dhe Rinasit në kaos

Aksident në dalje të Tiranës, qindra makina në pritje, lëvizja drejt Durrësit dhe Rinasit në kaos

Pasditen e sotme, autostrada Tiranë–Durrës është përfshirë nga një trafik i rënduar, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme për drejtuesit e automjeteve. Një aksident është regjistruar pranë mbikalimit te “Casa Italia”, ku një makinë tip “Toyota Yaris” është përplasur me një automjet tjetër. Ende nuk ka informacione zyrtare nëse ka persona të lënduar nga ngjarja. Situata është më problematike në segmentin që të nxjerr nga Tirana në drejtim të aeroportit të Rinasit, ku lëvizja është tepër e ngadaltë. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin këtë aks rrugor, nëse është e mundur.