Aksident në bypass-in e Lushnjës! Range Rover-i përplaset me barrierën dhe merr flake. Dy të lënduar, jashtë rrezikut për jetën

Aksident në bypass-in e Lushnjës! Range Rover-i përplaset me barrierën dhe merr flake. Dy të lënduar, jashtë rrezikut për jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në bypass-in e Lushnjës, ku një automjet tip Range Rover me targa AV 674 IB është përplasur me barrierën e hekurt anësore të autostradës dhe ka marrë flakë. Menjëherë pas ngjarjes, zjarrfikësit dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, duke transportuar dy persona të lënduar drejt spitalit. Burime nga spitali bëjnë me dije se të lënduarit nuk ndodhen në rrezik për jetën. Policia Rrugore ka mbërritur gjithashtu në vendngjarje për të disiplinuar trafikun dhe për të kryer procedurat përkatëse hetimore.
Burimi: Syri.net