Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksident në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, Benzi përplas kamionçinën e parkuar anës rrugës. 2 të plagosur
Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë. Mësohet se një automjet tip “Benz” ka goditur nga mbrapa një kamionçinë të ndaluar në anë të rrugës. Nga përplasja, drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri kanë marrë pësuar lëndime dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes. Sipas mjekëve, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar në vendngjarje duke kryer procedurat përkatëse dhe dokumentimin e aksidentit. Sipas të dhënave të para, drejtuesi i Benzit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin e parkuar.