Aksident në autostradën Fier-Vlorë, tre të lënduar

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, tre të lënduar

Rreth orës 13:00, në autostradën Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Novoselë, shtetasi P. K., 61 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë, drejtuesi dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të kanë mbetur të dëmtuar lehtë dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore, janë larguar nga spitali. Vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv