Aksident në aksin Vlorë-Selenicë, dy të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

Aksident në aksin Vlorë-Selenicë, dy të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

Një aksident rrugor u regjistrua mesditën e sotme në aksin Vlorë-Selenicë, pranë fshatit Qishbardhë. Në aksident janë përfshirë një automjet tip Audi A3 dhe një kamionçinë, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur. Njëri prej tyre, pasagjer në njërën nga makinat, është transportuar në gjendje të rëndë në Spitalin e Vlorës. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Burimi: Sot.com.al