Aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër, arrestohet shoferi i dehur

Aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër, arrestohet shoferi i dehur

POLICIA E SHTETIT Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 35 vjeç, banues në Tepelenë, pasi dje, në aksin rrugor “Tepelenë-Gjirokastër”, automjeti që ai drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Burimi: Argjiroja.net