Aksident në aksin Shëngjin-Lezhë, plagoset 68-vjeçari

Aksident në aksin Shëngjin-Lezhë, plagoset 68-vjeçari

Një aksident  u regjistrua sot rreth orës 16:15 në aksin rrugor Shëngjin–Lezhë. Shtetasi Sh.N., 68 vjeç, duke drejtuar një motomjet, humbi kontrollin e tij dhe doli nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, drejtuesi i mjetit pësoi dëmtime në këmbë dhe u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal Lezhë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Burimi: Syri.net