Aksident në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

Aksident në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në vendin e quajtur kryqëzimi i Dajçit. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë një prej tyre ka përfunduar në një kanal në anë të rrugës. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, teksa policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv