Aksident në aksin “Plepa-Kavajë”, humb jetën këmbësorja

Aksident në aksin “Plepa-Kavajë”, humb jetën këmbësorja

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Plepa-Kavajë”, ku një automjeti ka përplasur për vdekje një këmbësore 50 vjeç. Policia bën të ditur se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. “Rreth orës 08:40, në aksin rrugor “Plepa-Kavajë”, automjeti me drejtues shtetasin S. P. ka përplasur shtetasen A. M., 50 vjeçe, këmbësore, e cila ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
Burimi: Opinion.al