Aksident në aksin Peqin-Elbasan, plagosen dy persona

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, plagosen dy persona

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të Enjte rreth orës 14:05 në aksin kombëtar Peqin – Elbasan, në dalje të qytetit të Peqinit. Raportohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin me forcë duke u shkatërruar pothuajse plotësisht. Mësohet se pas përplasjes dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore dhe kanë bërë të mundur largimin e automjeteve të dëmtuara për të rikthyer qarkullimin normal...
Burimi: Opinion.al