Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, përplasen 3 automjete, plagoset 5 persona
Pesë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Lezhë–Shkodër, ku janë përplasur tre automjete. Mes të lënduarve janë edhe dy pasagjerë, një 45-vjeçare dhe një i mitur rreth 15 vjeç. Të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore dhe, sipas policisë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Njoftimi i policisë: Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 13:05, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, automjeti me drejtues shtetasin Sh. K., 36 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. B., 34 vjeçe, dhe më pas me automjetin me drejtues shtetasin B. T., 39 vjeç. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi Sh. K., si dhe dy pasagjerët...
Burimi:
kohajone.com