Aksident në aksin Levan-Tepelenë, plagoset drejtuesi i motorit

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, plagoset drejtuesi i motorit

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Levan–Tepelenë, pranë fshatit Kafaraj në Fier, ku një automjet është përplasur me një motor. Si pasojë, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur rreth orëve të pasdites, në një segment të njohur për qarkullimin e dendur dhe shpejtësinë e lartë të mjeteve. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e përgjegjësisë së drejtuesve të...