Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksident në aksin Korçë-Ersekë, makina del nga rruga dhe përmbyset, dy persona përfundojnë në spital
Një aksident rrugor është regjistruar sot në aksin rrugor Korçë – Ersekë. Burime bëjnë me dije se një mjet humbi kontrollin dhe për pasojë u përmbys anash rrugës. Aksidenti ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, në mjet ndodheshin dy persona. Ata janë nxjerrë nga shërbimet zjarrfikëse dhe po dërgohen drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Gjithashtu policia ka shkuar drejt vendit të ngjarjes për të bërë zbardhjen e rrethanave të aksidentit.