Aksident në aksin Korçë-Ersekë/ Automjeti përmbyset në anë të rrugës, lëndohen dy persona

Aksident në aksin Korçë-Ersekë/ Automjeti përmbyset në anë të rrugës, lëndohen dy persona

Aksident në aksin rrugor Korçë – Ersekë, një mjet humb kontrollin dhe përmbyset anës rrugës. Aksidenti ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, në mjet ndodheshin dy persona. Ata janë nxjerrë nga shërbimet zjarrfikëse dhe po dërgohen drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Policia po shkon drejt vendit të ngjarjes për të bërë zbardhjen e rrethanave të aksidentit.