Aksident në aksin Fier-Patos, automjeti përplaset me autobusin

Aksident në aksin Fier-Patos, automjeti përplaset me autobusin

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Patos, në vendin e quajtur “Kthesa e Portezës”. Një automjet tip “Ford” është përplasur me autobusin e linjës Roskovec-Fier. Nga ky aksident mësohet se ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit, i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Ndërkohë, një hetim ka nisur lidhur me rastin nga autoritetet.
Burimi: Gijotina.com