Aksident në aksin Elbasan-Ish Metalurgji, automjeti përplas qytetarin me biçikletë. I plagosuri në gjendje të rëndë

Aksident në aksin Elbasan-Ish Metalurgji, automjeti përplas qytetarin me biçikletë. I plagosuri në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Ish Metalurgji. Sipas burimeve nga vendngjarja, një automjet ka përplasur një person i cili po qarkullonte me biçikletë në vendin e quajtur “Ish-qendra tregtare“. Mësohet se drejtuesi i biçikletës ka pësuar dëmtime të shumta në kokë. Personi i aksidentuar mësohet se është rreth 60 vjeç. Për shkak të plagëve të rënda, do transportohet për në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Burimi: Javanews.al