Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksident me vdekje në Tiranë, makina përplas një person që po lëvizte me biçikletë
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, në një segment të rrugës ku po punohet dhe është i paaksesueshëm. Shtetasi 38-vjeçar F.Z. ka përplasur me mjetin e tij shtetasin 66-vjeçar E.M., i cili po lëvizte me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në orën 23:20, ndërsa si pasojë e aksidentit 66-vjeçari ka humbur jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. “Më datë 09.07.2025, rreth orës 23:20, në autostradën Tiranë–Durrës (dyshohet në një segment të rrugës që është ende i paaksesueshëm), shtetasi F.Z., rreth 38 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij,...