Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 29-vjeçari, plagoset një tjetër

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 29-vjeçari, plagoset një tjetër

Pasditen e sotme në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”, në Tiranë ka ndodhur një aksident ku si pasojë ka humbur jetën një 29-vjeçar. Sipas informacioneve të policisë automjeti me drejtues shtetasin O.N., 35 vjeç është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi M.SH.,. Si pasojë e përplasjes 29-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërkohë shtetasi H.L., 25 vjec, pasagjeri i makinës që drejtonte viktima është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv