Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Aksident me vdekje në Shkodër, humb jetën 65-vjeçarja
👁13122
Një aksident tragjik është regjistruar paraditen e kësaj të shtune në lagjen “3 Heronjtë” në Shkodër. Automjeti me drejtuesen 70-vjeçare ka përplasur këmbësoren 65-vjeçare. Fatkeqësisht, 65-vjeçarja ka humbur jetën. “Rreth orës 10:50, në lagjen “3 Heronjtë” automjeti me drejtuese shtetasen E. N., 70 vjeçe, ka përplasur këmbësoren shtetasen L. N., 65 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, 65 vjeçarja ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër. Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtjeshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv