Aksident me vdekje në Shkodër! 70-vjeçarja përplas gruan

Aksident me vdekje në Shkodër! 70-vjeçarja përplas gruan

Një grua është përplasur për vdekje nga një makinë që drejtohej nga një 70-vjeçare këtë paradite në Shkodër. Rreth orës 10:50, në lagjen “3 Heronjtë” automjeti me drejtuese shtetasen E. N., 70 vjeçe, ka përplasur këmbësoren shtetasen L. N., 65 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, 65-vjeçarja ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër. Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv