Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksident me vdekje në Bulqizë, 67-vjeçari rrëzohet me automjet bujqësor
Një aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në Bulqizë. Aksidenti ndodhi rreth orës 13:30, në fshatin Viçisht, ku shtetasi R.L., 67 vjeç, duke drejtuar një automjet bujqësor, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 67-vjeçari ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.