No Image Available

Aksident i trefishtë në Fushë Krujë, vdes 19-vjeçari! 2 të tjerë në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë–Krujë, në afërsi të Kamberas, ku janë përplasur tre automjete. Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, një prej të rinjve të përfshirë në aksident, i identifikuar me inicialet L.Z., ka ndërruar jetë. Dy personat e tjerë raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Për shkak të gjendjes së tyre, në transportimin e të plagosurve drejt spitalit janë përdorur edhe automjete të Policisë. Në aksident janë përfshirë një automjet Mercedes-Benz, një Audi, dhe një Volkswagen Passat Ndërkohë, një prej drejtuesve të automjeteve të përfshira në ngjarje është shoqëruar në komisariat. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje...