Aksident i trefishtë me 3 të plagosur në aksin Prrenjas-Librazhd, një person në gjendje të rëndë

Aksident i trefishtë me 3 të plagosur në aksin Prrenjas-Librazhd, një person në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e së dielës, rreth orës 17:05 në aksin nacional Prrenjas-Librazhd, në  Qukës, në vendin e njohur si “Lokali i Zenelit”. Sipas informacioneve paraprake në aksident janë përfshirë tre automjete, duke shkaktuar plagosjen e tre qytetarëve, mes tyre një person që ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit nga shërbimi i ambulancës. Nga përplasja janë shkaktuar gjithashtu dëme të konsiderueshme materiale. Për shkak të ngjarjes, qarkullimi i automjeteve në këtë segment po vijon me një krah, duke krijuar vonesa në lëvizje. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e...
Burimi: Javanews.al