Aksident i shumëfishtë te “Pushimi i Shoferit” në Lushnjë, një autobot dhe 5 automjete të përfshira

Aksident i shumëfishtë te “Pushimi i Shoferit” në Lushnjë, një autobot dhe 5 automjete të përfshira

Një aksident i shumëfishtë me 6 mjete të përfshira ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnjë Fier. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit”, ku është përfshirë një autoboot dhe pesë automjete të tjera. Nga aksidenti 6 persona kanë pësuar dëmtime të lehta, ndërsa ka vetëm dëme materiale. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë autoboti, drejtuesi i të cilit ka humbur kontrollin dhe më pas ka goditur automjetet e tjera. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit të shumëfishtë. Top Channel