Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident i rëndë/ Shoferi humb kontrollin e mjetit, dhe përfundon në kanal
Drejtuesi i makinës humbi kontrollin e makinës dhe për pasojë doli nga rruga. Aksidenti rrugor është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor Peshkëpi – Drashovicë. Burime bëjnë me dije se ai ka pësuar një frakturë në krah, ndërsa është dërguar me një makinë rasti në spital për shkak të vonesësë së ambulancës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.