Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident i rëndë në vend, makina përplas këmbësoren në vijat e bardha, zbardhen detajet e para
👁13636
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës, ku një automjet ka përplasur një këmbësore teksa ajo po kalonte në vijat e bardha. E dëmtuara është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.