Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident i rëndë në vend/ Makina humb kontrollin del nga rruga dhe përfundon në korsinë e biçikletave (Detajet)
👁6808
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte, përballë urës së Tabakëve në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar mbi trotuar, në korsinë e biçikletave përgjatë anës së lumit Lana. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:00 ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.