Aksident i rëndë në vend/ Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën (Detaje)

Aksident i rëndë në vend/ Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën (Detaje)

Informacion paraprak Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Vau i Dejës–Bushat”, shtetasi M. K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, si pasojë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. S. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi P. S., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin R. S., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.