Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Aksident i rëndë në tunelin e Murrizit, përplasen dy makina, një grua e plagosur rëndë
👁9713
Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në tunelin e Murrizit, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar lëndime të rënda. Sipas burimeve paraprake, një grua me shtetësi italiane ka mbetur rëndë e plagosur dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Mjekët raportojnë se gjendja e saj është kritike. Menjëherë pas ngjarjes, drejt vendngjarjes janë nisur disa autoambulanca dhe forca policie. Për shkak të përplasjes, tuneli i Murrizit është bllokuar plotësisht, ndërsa qarkullimi i mjeteve është devijuar përmes bypasit, që prej më shumë se 30 minutash. Policia ndodhet në vendin e...