Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Aksident i rëndë në tunelin e Kalimashit, policia: Tre të plagosur, transportohen në spital…
👁7123
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Tunelin e Kalimashit, ku dy automjete, një prej të cilave e angazhuar për mirëmbajtjen e rrugës, janë përplasur. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:15, dhe si pasojë e përplasjes, tre persona kanë pësuar lëndime. Shtetasit N. B., S. T., dhe E. Sh. janë dëmtuar dhe janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Policia ka dalë në vendngjarje, ku një grup hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Njoftimi i policisë: Kukës/Informacion paraprak Rreth orës 10:15, në tunelin e Kalimashit, dyshohet se janë përplasur një automjet i subjektit...