Aksident i rëndë në Shkodër/ Shoferja 70-vjeçare, përplas për vdekje këmbësoren e moshuar

Aksident i rëndë në Shkodër/ Shoferja 70-vjeçare, përplas për vdekje këmbësoren e moshuar

Një aksident i rëndë u regjistrua ditën e sotme ku një shofere 7o vjeçare përplas për vdekje këmbësoren e moshuar. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Njoftimi i policisë:Shkodër, rreth orës 10:50, në lagjen “3 Heronjtë” automjeti me drejtuese shtetasen E. N., 70 vjeçe, ka përplasur këmbësoren shtetasen L. N., 65 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, 65 vjeçarja ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër. Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtjeshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Burimi: Sot.com.al