Burimi:
Top-Channel.tv

Aksident i rëndë në Shkodër, makina merr përpara të moshuarin me biçikletë
👁10428
Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në rrugën kryesore të Shkodrës, përballë Urës së Vjetër të Bunës. 79-vjeçari Nexhat Kraja, i cili po lëvizte me biçikletë, është përplasur nga një autoveturë. Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka pësuar dëmtime serioze dhe është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Dyshohet se i moshuari i ka ndërprerë rrugën automjetit, raporton korrespondenti Klodian Zhivani. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Top Channel