Aksident i rëndë në Shkodër, dyshohet për një viktimë dhe disa të plagosur (Detaje)

Aksident i rëndë në Shkodër, dyshohet për një viktimë dhe disa të plagosur (Detaje)

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Kryebushat të Shkodrës. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe si pasojë një person dyshohet  ka humbur jetën në vendngjarje. Burime paraprake bëjnë me dije se ka edhe disa të plagosur, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Burimi: Sot.com.al