Aksident i rëndë në Sarandë/ Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Tiranës

Aksident i rëndë në Sarandë/ Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Tiranës

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në fshatin Buronjë, pranë Stjarit, bashkia Delvinë, në segmentin rrugor Sarandë–Delvinë. Një automjet e llojit Toyota Auris ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga ura, duke lënë të plagosur drejtuesin e mjetit, i cili ndodhej i vetëm në makinë. Banorë të zonës ndihmuan për nxjerrjen e shoferit nga kanali ku kish rënë. Drejtuesi i mjetit 62 vjeçari Nishan Ballaci është transportuar me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku pas ndihmës së parë për shkak të plagëve të marra është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Shërbimet e...
Burimi: Vizionplus.tv