Aksident i rëndë në rrugën e Rinasit, disa të lënduar

Aksident i rëndë në rrugën e Rinasit, disa të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Rinasit. Një automjet me logot e kandidatit të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti është përplasur me një mjet tip Benz. Burimet kanë  mësuar se në momentin e aksidentit nuk ka qenë vetë mjeku Alimehmeti, por përfaqësues të tij. Aksidenti ka ndodhur pak metra larg mbikalimit të Rinasit, por rrethanat mbeten ende të paqarta. Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa raportohet se nga aksidenti ka edhe të lënduar.
Burimi: Gijotina.com