Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Aksident i rëndë në Prrenjas–Librazhd – Plagosen 4 anëtarë të së njëjtës familje, një prej tyre në gjendje kritike
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në aksin e rrugës kombëtare Prrenjas–Librazhd, në afërsi të fshatit Qukës. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se nga përplasja e mjeteve dyshohet për 4 persona të plagosur, nga e njëjta familje. Menjëherë pas njoftimit, drejt vendit të ngjarjes janë nisur autoambulancat e spitaleve të Librazhdit dhe Prrenjasit për të ofruar ndihmën e parë mjekësore dhe për të transportuar të lënduarit drejt qendrave spitalore. Aktualisht nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksidentin e rëndë, ndërkohë që grupi hetimor dhe forcat e policisë janë nisur për...