Aksident i rëndë në Peqin–Elbasan, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë në Peqin–Elbasan, automjeti përfundon poshtë urës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të pasdites së sotme në segmentin rrugor kombëtar Peqin–Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, një automjet, i cili dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë, ka humbur kontrollin mbi një urë dhe ka rënë poshtë saj. Ende nuk ka të dhëna të konfirmuara mbi pasojat e këtij aksidenti, ndërsa autoritetet janë në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat.    
Burimi: Syri.net