Aksident i rëndë në minierën e Katjelit në Përrenjas, humb jetën minatori 57-vjeçar

Aksident i rëndë në minierën e Katjelit në Përrenjas, humb jetën minatori 57-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në minierën e Katjelit në Përrenjas. Një minator ka humbur jetën.Viktima është Syrja Bego, i cili u zu poshtë nga një gur mineral. Aksidenti ndodhi në një minierë kromi e marrë në përdorim nga një koncesionar. “Rreth orës 18:00, në fshatin Katjel, Prrenjas, dyshohet se gjatë punës në minierën e kromit ka rrëshqitur një masiv minerali, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi S. B., 57 vjeç”, njofton policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv