Aksident i rëndë në Memaliaj! Ukrainasit me “Benz” përplasen me “Range Rover”-in, humb jetën 7-vjeçari, në gjendje të rëndë tre të tjerë

Aksident i rëndë në Memaliaj! Ukrainasit me “Benz” përplasen me “Range Rover”-in, humb jetën 7-vjeçari, në gjendje të rëndë tre të tjerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Memaliaj-Mallakastër, me pasojë në jetë njerëzish. Dy mjete, Range Rover dhe Mercedez Benz, janë përplasur me njëra-tjetrën, teksa i vdekur ka mbetu një 7-vjeçar, ndërsa tre të tjerë janë në spital. Në njërën prej mjeteve ndodheshin dy ukrainas, teksa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit. “Rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Kthesa e Luftinjës”, automjeti me drejtues shtetasin B. D., banues në fshatin Kalivaç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi ukrainas V. T., 38 vjeç....