Aksident i rëndë në Memaliaj, humb jetën i moshuari

Aksident i rëndë në Memaliaj, humb jetën i moshuari

Në orën 01:55 të mëngjesit, në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”, në afërsi të fshatit Qesarat, ka ndodhur një aksident i rëndë që ka çuar në humbjen e jetës së një 71-vjeçari. Motomjeti, i drejtuar nga shtetasi Sh.S., banues në fshatin Toç, ka dalë nga rruga për arsye ende të paqarta. Si pasojë e daljes nga rruga, 71-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.
Burimi: Javanews.al