Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident i rëndë në Lezhë, plagoset rëndë një fëmijë që lëvizte me biçikletë (Detaje)
Në aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Myltës në Lezhë. Një automjet tip ‘Ford’ ka përplasur një fëmijë 10- vjeç që lëvizte me biçikletë. I mituri ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë, policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.